Në Pukë zjarri rrezikoi 11 banesa, familjet e të cilave u evakuuan. Gjatë gjithë natës 3 zjarrfikëse punuan për të mbajtur nën kontroll flakët dhe për të evitur që ato t’i afroheshin banesave, rrezik i cili është konfirmuar të jetë evituar paraditen e sotme. Ndërkohë, zjarri vazhdon të jetë i aktivizuar në pyjet me pisha në fshatrat Munellë, Kuzhne dhe Krrabë.

Ndërsa në Elbasan raportohen 7 vatra zjarri brenda 24 orësh, të cilat dogjën dhjetëra ha shkurre, ferra e drurë frutorë, rrezikuan madje edhe një fabrikë plasmasi, raportoi BW.


Përveç këtyre, një zjarr i fuqishëm nisi të hënën rreth orës 15:48 në pyllin e Mirasit dhe Vidohës në Devoll për shuarjen e të cilit po punojnë policia dhe banorët e zonës. /Telegrafi/