eksperti-banner

Tre të moshuar mbetën të vdekur kur zjarri përfshiu një spital gjatë natës në qytetin Tivoli, afër Romës.

Një trup i katërt u gjet në morgun e spitalit “San Giovanni Evangelista”, por viktima besohej se kishte vdekur përpara se zjarri të shpërthente pak para orës 23:00, tha agjencia italiane e lajmeve Ansa.


Brigada e zjarrfikësve përdori shkallët për evakuimin e rreth 200 personave nga spitali, duke përfshirë një grua shtatzënë dhe një numër fëmijësh.

Screenshot 2023 12 09 095709

Të evakuuarit u dërguan në spitale të ndryshme të kryeqytetit të Italisë, raporton reuters.

Të vdekurit - dy burra dhe dy gra - ishin të moshës midis 76 dhe 86 vjeç, thanë mediat.

Ndryshe, autoritetet italiane kanë bërë të ditur se zjarri është shuar dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve. /Telegrafi/