LAJMI I FUNDIT:

Zjarr në një qendër tregtare në Berlin (Video)

Zjarr në një qendër tregtare në Berlin (Video)

Një qendër tregtare në Berlin është përfshirë nga flakët, duke krijuar një re tymi toksike.

Flakët kanë përfshirë depozitën e një qendre tregtare aziatike, e cila frekuentohet shumë nga turistët në lagjen Lichtenberg.


150 forca zjarrfikëse janë angazhuar në aksionin për shuarjen e zjarrit.

Sipas gazetës “Bild”, tymi që po përhapet në zonë dyshohet të jetë toksik. Kjo sepse materiali i djegur janë substanca kimike, të cilat përdoren për të prodhuar manikyr dhe llak flokësh.

Nga zjarri nuk ka të lënduar, por banorët e zonës kanë dëgjuar disa shpërthime, të cilat kanë vënë në rrezik depozitën, përcjell Shekulli.

Me dyshimin se tymi mund të jetë i dëmshëm për shëndetin, policia u ka kërkuar banorëve të zonës të mbyllin dyert dhe dritaret.

Zona e përfshirë nga zjarri është rreth 600 metra katrorë.

“Dong Xuan” është një qendër tregtare aziatike, ku shiten produkte me çmime të arsyeshme. Në ndërtesë gjenden disa restorante dhe dyqane të vogla kozmetike. /Telegrafi/

Großbrand in Berlin im Dong Xuan Center ? – Asiamarkt in Lichtenberg

Posted by BILD Berlin on Mittwoch, 11. Mai 2016