Njerëz nga e mbarë bota janë duke përcjell me pikëllim djegien e katedrales së Parisit, Notre Dame, që konsiderohet si simbol i qytetit të dritave.

Objekti 850 vjeçar është përfshirë i tëri nga flaka kurse çatia tashmë është shembur, e lidhur me këtë rast ka reaguar edhe presidenti amerikan Donald Trump, transmeton Telegrafi.

“E tmerrshme të shohësh zjarrin masiv që ka kapluar katedralen Notre Dame në Paris. Ndoshta nga ajri është dashur të hedhin sipër ujë. Duhet të reagojnë shpejt”, ka shkruar në Twitter presidenti Trump.

Shembet çatia e katedrales Notre Dame, publikohen pamjet rrëqethëse (Foto/Video) Shembet çatia e katedrales Notre Dame, publikohen pamjet rrëqethëse (Foto/Video)

Autoritet nuk kanë mundur të hedhin nga ajri ujë nga frika se mund të shkatërrojnë atë çfarë ka mbetur nga katedralja Notre Dame, duke qenë të bindur se mund të lëndohen edhe qytetarët.

“Kanaderi transporton mbi 6 mijë litra ujë dhe lëviz me shpejtësi të madhe, dhe do të ishte rrezikshme që hedhja e ujit do të lëndonte qytetarët e mbledhur përreth saj, kjo edhe është arsyeja pse nuk është përdorur kanaderi”, shkruan Le Monde. /Telegrafi/