LAJMI I FUNDIT:

Zjarr në fshatin Openicë të Ohrit

Zjarr në fshatin Openicë të Ohrit

Zjarri nga dita e djeshme që përfshiu fshatin Openicë që gjendet tetë kilometra larg Ohrit po zgjerohet drejt qytetit të Ohrit.

Ekipet e Njësisë kundër zjarrit prej ditës së djeshme janë në terren dhe thonë se është vështirë të shuhet zjarri, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Banorët shprehen të shqetësuar dhe sipas tyre gjendja është alarmante.

Terreni është i vështirë për qasje për shkak se bëhet fjalë për vend malor. Në shuarjen e zjarrit ndihmon edhe policia e pyjeve./Telegrafi/