LAJMI I FUNDIT:

Zjarr masiv në një rrokaqiell në ndërtim e sipër të Hong Kongut – dëshmitarët publikojnë pamjet nga vendi i ngjarjes

Zjarr masiv në një rrokaqiell në ndërtim e sipër të Hong Kongut – dëshmitarët publikojnë pamjet nga vendi i ngjarjes

Zjarrfikësit e Hong Kong-ut luftuan me një zjarr që shpërtheu në një kantier ndërtimi në një zonë popullore të blerjeve të qytetit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zjarri shpërtheu në një kompleks në rrethinën e dendur Tsim Sha Tsui të enjten në mbrëmje.


Katet e shumta të strukturës – përfshirë skelat – ishin në zjarr, dhe mbeturinat e djegura “po fluturonin” në ajër. Asnjë viktimë nuk është raportuar.

Kompleksi është i rrethuar nga një qendër tregtare, disa hotele dhe disa ndërtesa banimi dhe tregtare.

Banorët në një ndërtesë banimi afër vendit të ngjarjes duhej të evakuoheshin, tha policia, por autoritetet nuk kanë thënë se sa njerëz ishin prekur.

Policia tha se katër ndërtesa ngjitur gjithashtu u prekën nga zjarri, por ato flakë u shuan shpejt. /Telegrafi/