LAJMI I FUNDIT:

Zidane dëshiron që Sergio Ramos të pensionohet te Real Madridi

Zidane dëshiron që Sergio Ramos të pensionohet te Real Madridi

Zinedine Zidane beson se kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, duhet të tërhiqet nga futbolli në Santiago Bernabeu mes pikëpyetjeve për të ardhmen e tij.

Kontrata e Ramos skadon në fund të sezonit 2020-21, deri në atë kohë ai do të jetë 35 vjeç dhe mbetet të shihet nëse mbrojtësi do të mbetet në kryeqytetin Spanjoll.


Kapiteni i Spanjës tregoi se ai është larg nga të përfunduarit e karrierës pas një tjetër performance frymëzuese në fitoren 2-0 të Real Madridit ndaj Mallorcas të mërkurën.

Sergio Ramos në rolin e sulmuesit - shënon një supergol nga goditja e dënimit ndaj Mallorcas
Lexo po ashtu Sergio Ramos në rolin e sulmuesit - shënon një supergol nga goditja e dënimit ndaj Mallorcas

Ramos, i cili e qoi në nëntë numrin e golave këtë sezon, bëhet mbrojtësi i parë që shënoi tetë ose më shumë gola në një sezon të vetëm të LaLigës që nga Ezequiel Garay në sezonin 2006-07.

Ylli i Real Madridit shënoi një supergol nga goditja e dënimit dhe Zidane beson që Ramos duhet të pensionohet në Bernabeu.

Plot 528 ditë pa gol nga goditjet e dënimit - Ramos thyen “mallkimin” e Real Madridit
Lexo po ashtu Plot 528 ditë pa gol nga goditjet e dënimit - Ramos thyen “mallkimin” e Real Madridit

“Sergio i përket këtij vendi si lojtar. Ai është këtu për vite me radhë dhe ai duhet të dalë në pension këtu”.

“Është ajo që unë mendoj dhe unë do të qëndroj pranë tij”, ka thënë Zidane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori