Ziberi nuk komenton kandidimin e tij për Avokat të Popullit, për opozitën mbetet i papranueshëm
– Sa do të jeni të gjendje të mbroni interesat e qytetarëve para institucioneve kur pak muaj më parë ishit kandidat për kryeministër i partisë politike në pushtet?
– A ishte dakorduar përzgjedhja juaj menjëherë pas zgjedhjeve, gjë për të cilën mediat raportuan që atëherë?
Për këto pyetje Ziberi tha se do të përgjigjet pasi të zgjedhet duke mos pranuar të flasë më shumë. Shumica parlamentare është e bindur se Ziberi është figurë apolitike, edhe pse i parapriu fushatës së një partie në zgjedhjet e fundit.
“Naser Ziberi është i depolitizuar dhe ne jemi të bindur se do t’i mbrojë interesat e qytetarëve dhe do t’i përfaqësojë në të gjitha ankesat që do të drejtojnë ndaj atij institucioni i cili është me karakter thelbësor dhe të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe zbatimin e drejtësisë për qytetarët – tha Mile Taleski, deputet i LSDM-së.
Për opozitën shqiptare përzgjedhja e një figure të politizuar në krye të një institucioni që supozohet të mbrojë qytetarët nga padrejtësitë në raport me institucionet e shtetit është e papranueshme.
“Ne kemi një propozim të një kandidati i cili jo më larg se gjashtë muaj ka qenë kandidat për kryeministër nga një parti politike. Dilema kryesore është se çka do të mbrojë ky Avokat i popullit? Ne presim që një Avokat i popullit i propozuar nga pushteti të mbrojë qytetarin kur i shkelet e drejta po nga pushteti?! Nuk mund të tolerojmë që zgjedhja e një njeriu për pozitën e një institucioni kaq të rëndësishëm në hallkën e sistemit të drejtësisë të tejkalohet me një procedurë tejet jotransparente – tha Syrija Rashidi, deputet i koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.
VMRO-DPMNE-ja nuk komentoi gjatë ditës por nuk e kishte votuar propozimin e Komisionit për zgjedhje dhe emërime që Ziberi të zgjidhet Avokat i ardhshëm i popullit. Propozimi i Komisionit duhet të miratohet në plenare.
Avokati i popullit ka mandat tetë vjet, me të drejtë rizgjedhjeve./alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City