Ziadin Sela takoi koordinatorin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami

Lëvizja për Reforma - PDSH informon opinionin publik se sot Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, ka zhvilluar takim me kordinatorin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Takimi është inicuar dhe kërkuar nga kryetari i LR-PDSH, Ziadin Sela. Sipas njoftimit të LR-PDSH-së, ''qëllimi i ftesës ka qenë në frymën e vazhdimsisë së bashkëpunimit, respektivisht për vazhdimin e tryezës së përbashkët politike të nënshkruar nga liderët politik.
Insistimi ynë ishte se takimin e rradhës duhet ta ftojë Lëvizje BESA duke ju bërë ftesë të gjithë partive shqiptare, për te vazhduar me unifikimin e kërkesave të përbashkëta të votuesve shqiptar''./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
25/01/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































