LAJMI I FUNDIT:

Zhytësit shpëtuan katër balena që ishin ngatërruar në rrjetë (Video)

Zhytësit shpëtuan katër balena që ishin ngatërruar në rrjetë (Video)

Balenat e ngatërruara në një rrjet peshkatarësh në Papau të Indonezisë, janë shpëtuar nga grupi i zhytësve që po lundronin në atë zonë.

Megjithëse dy prej tyre arritën të largohen menjëherë, dy të tjera e kishin humbur kontrollin dhe u nevojit më shumë ndihmë, transmeton Telegrafi.


Gjallesat me nga 14 metra, që janë më të gjata se dy autobusë, hynë shpesh në rrjeta në kërkim të peshqve të vegjël me të cilët ushqehen.

Këto balena që peshojnë nga 20 mijë tonelata, nuk janë të rrezikshme për njerëzit dhe është e sigurt të qëndrohet pranë tyre. /Telegrafi/