LAJMI I FUNDIT:

Zhvillimet e fundit, ndërmarrja “Trepça” me detaje pas emërimit të Faton Ahmetit ushtrues detyre i kryeshefit

Zhvillimet e fundit, ndërmarrja “Trepça” me detaje pas emërimit të Faton Ahmetit ushtrues detyre i kryeshefit
Miniera "Trepça"

Bordi Mbikëqyrës i Ndërmarrjes “Trepça” njofton se ka liruar nga detyra kryeshefin ekzekutiv, Bashkim Kurti, ndërkaq ka emëruar ushtrues detyre Faton Ahmeti.

Në njoftimin për media thuhet se ndërmarrja Trepça ka qenë e përkushtuar në përzgjedhjen e kandidatit më të përgatitur dhe profesional për të udhëhequr ndërmarrjen, duke respektuar kushtet dhe kriteret e përshkruara në shpalljen publike.

“Megjithatë, Bordi Mbikëqyrës është i prirë të respektojë vendimet e gjyqësorit dhe si rrjedhojë në takimin e mbajtur më datë 02.08.2024, bazuar në Vendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë  C.nr.661/24 ka anuluar e Vendimin e datës 11.01.2024 për përzgjedhjen e Kryeshefit Ekzekutiv.


Faton Ahmeti emërohet ushtrues detyre i kryeshefit të “Trepçës”
Lexo po ashtu Faton Ahmeti emërohet ushtrues detyre i kryeshefit të “Trepçës”

Me këtë rast, ka liruar nga detyra Kryeshefin Ekzekutiv, Bashkim Kurti.

Për më tepër, në këtë takim ka analizuar situatën në dhe rreth ndërmarrjes Trepça Sh.A. dhe njëherësh ka emëruar Faton Ahmetin U.D Kryeshef Ekzekutiv nga pozita e që ishte duke ushtruar si Zëvendes Kryeshef Ekzekutiv”, thuhet tutje.

Bordi Mbikëqyrësi i Ndërmarrjes Trepça Sh.A. ka falënderuar Bashkim Kurtin për angazhimin dhe kontributin e dhënë përgjatë kësaj periudhe shumë të rëndësishme për ndërmarrjen Trepça Sh.A. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Përjetoni pushimet verore  në Hotel “Sunset” me ofertë speciale All Inclusive

Përjetoni pushimet verore në Hotel “Sunset” me ofertë speciale All Inclusive

Ekonomi
Akulloret në Super Viva që po çmendin konsumatorët këtë sezon

Akulloret në Super Viva që po çmendin konsumatorët këtë sezon

Ekonomi
‘Merre Vetë dhe Shko’ - Ekrem Zajmi Themelues & CEO i Vetalgo-s zbulon formën e rezervimeve të mençura dhe udhëtimeve të organizuara

‘Merre Vetë dhe Shko’ - Ekrem Zajmi Themelues & CEO i Vetalgo-s zbulon formën e rezervimeve të mençura dhe udhëtimeve të organizuara

Ekonomi
Fluturime që lidhin zemra - Air Munich, zgjedhja e duhur për kthimin në atdhe

Fluturime që lidhin zemra - Air Munich, zgjedhja e duhur për kthimin në atdhe

Ekonomi
Vendimi i Kushtetueses: Njihet e drejta e pensionit për punëtorët e larguar gjatë viteve ‘89-‘99

Vendimi i Kushtetueses: Njihet e drejta e pensionit për punëtorët e larguar gjatë viteve ‘89-‘99

Ekonomi
Bitcoin arrin një nivel të ri rekord - shkon në mbi 120,000 dollarë

Bitcoin arrin një nivel të ri rekord - shkon në mbi 120,000 dollarë

Botë
Kalo në kategori