0Shares

Agjenti serb i cili u gjatë natës së 27 prillit ishte i pranishëm në Kuvendin e Maqedonisë, Goran Zhivaljeviq, në një intervistë për televizionin serb “Happy” ka deklaruar se Igor Jug, i cili ishte pjesë e dhunuesve në Kuvend, është dashur ta vrasë Zoran Zaevin.

“Nëse mbani mend fotografitë e personave me maska të cilët sulmuan Zaevin dhe deputetët tjerë, është edhe një person me emblemë të Forcave Ushtarake të Kroacisë (FUK), Igor Jug, që nëse me vëmendje shihni pamjet, ai gjatë gjithë kohës e mbante dorën prapa shpinës. Nuk dua të kalkuloj se ka pasur armë ose jo, sipas disa informatave ai është dashur ta vret Zoran Zaevin. Unë nuk e pash në mediat e Maqedonisë se ai person u arrestua ose se ku gjendet. Të gjitha shërbimet në Maqedoni, i dinë emrat e personave me maska”, tha Zhivaljeviq, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se me rastin e tij është fshehur edhe prania e anëtarëve tjerë të Agjencisë së Inteligjencës, dhe pyeti se si Sinisha Aleksovski përnjëherë është bërë jokompetent për të njoftuar për praninë e tyre.

Ndryshe, më 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë kur edhe u zgjodh kryetari i ri i Kuvendit, protestues të dhunshëm u futën në hapësirat e Kuvendit dhe lënduan deputetë dhe gazetarë, ndërsa ngjarjet akoma mbeten të pazbardhura./Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)