LAJMI I FUNDIT:

Zhitoshë, bie interesimi për kultivimin e duhanit (Video)

Zhitoshë, bie interesimi për kultivimin e duhanit (Video)

Merret me kultivimin e duhanit për më shumë se 20 vite. Këtë zanat, Burkan Asani nga Zhitozha e Dollnenit e ka trashëguar nga prindërit e tij. Ashtu si pjesa dërmuese e banorëve të kësaj ane, Asani thotë se duhani përbën të vetmin burim të të ardhurave përmes të cilit siguron ekzistencën e familjes. Por nga mllefi ndaj punë së shumtë e të vështirë dhe fitimeve të pakta, ai thotë se nuk do i lejoj që fëmijët e tij të merren me këtë profesion.

“Numri bie, secili fshatar e sheh se nuk ka përfitim prej kësaj pune, andaj numri po zvogëlohet. Të rinjtë ikin jashtë, nuk merren më me këtë punë. Shumë e dobët është kjo punë. Nuk ka fitim, me 150 denarë apo 200 denarë nuk ka ekzistencë. Unë do i kisha propozuar fëmijët tim, me Zotin para, të mësojnë dhe të punojnë diçka tjetër, ndërsa këtë punë të mos e punojnë. Kjo punë nuk është e sigurt. Sot ka nesër mund të mos ketë. Firmës mund t’i teket që të mos ta blejë. Kjo nuk është punë e sigurt. Jap apel, që njerëzit po të kenë tjetër punë pos kësaj, të mos e punojnë këtë punë”, tha Burkan Asani – Kultivues i duhanit


Me uljen e çmimit të blerjes së duhanit, dukshëm ka rënë edhe numri i njerëzve që e kultivojnë të njëjtin. Duke qenë se për shumicën e banorëve të kësaj ane duhani ka qenë burimi i vetëm e ardhurave, ata janë detyruar që të lëshojnë shtëpitë e tyre dhe të marrin rrugët e kurbetit. Këtë dukuri më së miri e tregon rënia e numrit të nxënësve që regjistrohen në klasat e para.

“Kanë qenë 60 nxënës për tu regjistruar në klasën e parë pothuajse gjysmat e nxënësve kanë ikur jashtë. Arsyeja është ekonomia. Edhe nxënësit por edhe arsimtarët ikin sepse kanë mungesë të ekonomisë së qëndrueshme”, theksoi Faruk Jusufi – Psikolog i Sh.f.k Liria, Zhitozhë

Çështja e migrimit të të rinjve sidomos nga zonat rurale përplasi pak ditë më parë edhe OBRM dhe LSDM-në. Opozita akuzon pushtetin për shkatërrim të ekonomisë dhe dështim për hapjen e vendeve të reja të punës, ndërkohë që pushteti thotë se këtë problem e ka trashëguar nga qeverisja e kaluar. Ndryshe, Gjermania dhe Zvicra japin mbi 80 viza në ditë për qytetarët e Maqedonisë, që për një vit kap shifrën e 30 mijë njerëzve që lëshojnë Maqedoninë në kërkim të një jete më të mirë. Megjithatë, numri i atyre që migrojnë është shumë më i madh kur merren parasysh edhe vendet e tjera të botës por edhe personat që në mënyrë ilegale jetojnë dhe punojnë jashtë Maqedonisë./Alsat-M/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori