LAJMI I FUNDIT:

Zhegrova ndryshon menaxherin, tani menaxhohet nga dyshja e suksesshme shqiptare Arbër dhe Erdin Shaqiri

Zhegrova ndryshon menaxherin, tani menaxhohet nga dyshja e suksesshme shqiptare Arbër dhe Erdin Shaqiri

Edon Zhegrova së fundmi ka ndërruar kompaninë e menaxhimit.

Sulmuesi i talentuar nga Kosova ka dalë tek ESHA, kompani që është themeluar nga dy menaxherët e suksesshëm shqiptarë, Arbër dhe Erdin Shaqiri.


21-vjeçari pritet të rikthehet në Genk pas huazimit prej një viti e gjysmë te Baseli, me klubin zviceran që për shkak të krizës nga coronavirus nuk mundi ta aktivizojë klauzolën për blerjen e tij përfundimtare.

Basel kishte të drejtën e blerjes së Zhegrovës për 3,5 milionë euro, por tani ka kaluar data përcaktuese nga Genk dhe dy skuadrat mund të ulen të bisedojnë përsëri.

Mediat zvicerane kanë raportuar se Baseli vazhdon të interesohet për blerjen përfundimtare të yllit kosovar, por tani mund të ketë një tjetër çmim për lojtarin.

Interesim për 21-vjeçarin kanë shprehur edhe skuadrat e njohura franceze si Lille, Olympique Lyon, Olympique Marseille e Nantes.

Megjithatë duke marrë parasysh se prishtinasi udhëhiqet nga Erdin (vëllai i Xherdanit) dhe Arbër Shaqiri dy menaxherë shumë të suksesshëm, e ardhmja e tij pritet të jetë e ndritur.

Erdin Shaqiri, Florent Hadergjonaj dhe Arbër Shaqiri

Kujtojmë që kjo dyshe janë pronar të kompanisë ESHA, e cila ka nën menaxhim emra të mëdhenj të futbollistëve si Xherdan Shaqiri (Liverpool), Remo Freuluer (Atalanta), Breel Embolo (B. Moenchegladbach), Albian Ajeti (West Ham), Florent Hadergjonaj (Kasimpasa), Amir Abrashi (Freiburg), Ermir Lenjani (Sion), Shkëlqim Demhasaj (Luzern) e të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Ndërkombëtare
Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Xhudo
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori