LAJMI I FUNDIT:

Zhdukja misterioze e trupit të balsamosur të faraonit, besohet se ka ndodhur në lashtësi (Foto)

Zhdukja misterioze e trupit të balsamosur të faraonit, besohet se ka ndodhur në lashtësi (Foto)

Arkeologët e kanë gjetur varrezën e zbrazët, derisa trupi i faraonit Akhenaten nuk ndodhej në brendësi.

Hulumtimet e fundit, pretendojnë se zhdukja misterioze e tij, ka ndodhur në lashtësi, si pasojë e rivaliteteve të ndryshme në elitën e shoqërisë së Egjiptit të lashtë, transmeton Telegrafi.


Studimet për mungesën e trupit, që do duhej të ndodhej brenda varrezës së dekoruar, kanë filluar që nga vitit 1891.

Që atëherë, ka pasur dyshime se atë e kanë vjedhur kërkuesit e thesareve, për ta shitur më pa në tregun e zi.

Asnjëherë nuk është gjetur ndonjë evidencë, se dikush ka hyrë brenda, para ekspertëve të arkeologjisë. Në anën tjetër, nuk ka ndonjë raport, se dikush e ka shituar, apo nëse është në pronësi të dikujt ky trup.

“Atë nuk e kanë varrosur kurrë, apo është nxjerrë dhe u largua prej aty përgjithmonë” thuhet në raportin e hulumtuesve, për faraonin që u nda nga jeta në vitin 1,370 Para Erës sonë.

Faraoni që u ngjit të fron në moshën 17-vjeçare, udhëhoqi për një kohë të shkurtër, përplot me ngjarje kontroverse.

Akhenaten donte ta bindte popullin, se është vetëm një Zot. Shoqëria pagane nuk i bindej asnjëherë dhe pas shumë komploteve, ai ra nga froni për të vdekur në mënyrë të pa pritshme.

Meqenëse egjiptianët e lashtë besonin në ringjallje, besohet se trupi tij u copëtua, që të mos rilindë ndonjëherë dhe të sjellë bindjet e caktuara. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Interesante
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
Kalo në kategori