LAJMI I FUNDIT:

Zhdukja e aeroplanit MH370 ka qenë e planifikuar

Zhdukja e aeroplanit MH370 ka qenë e planifikuar

Katër vjet pas rrëzimit të aeroplanit Malaysia Airlines MH370, ekspertët botërorë të transportit pohojnë se fluturakja nuk u zhduk rastësisht, por ajo ishte një akt i planifikuar kriminal.

Aeroplani i linjës Kuala Lumpur – Pekin u zhduk nga radari më 8 mars 2014, por nuk është përcaktuar qartë se çfarë ka ndodhur me fluturaken dhe 239 pasagjerët në kohën e zhdukjes.


Grupi i ekspertëve, të cilët morën pjesë në programin “60 minuta”, në rrjetin televiziv australian Nine,  pretendon se zhdukja e aeroplanit nuk mund të ketë qenë aksidental, por që kapiteni Zakaria Ahmad Shah qëllimisht rrëzoi fluturaken.

Lari Vans beson se piloti ka kryer vetëvrasje dhe për këtë krim zgjodhi vendin më të paarritshme, i cili i kishte rënë ndërmend.

Ai thotë se kapiteni i aeroplanit në këtë mënyrë mbyti veten dhe të gjithë udhëtarët, dhe se këtë e kishte bërë qëllimisht

Ish-drejtori i Zyrës australiane për siguri në komunikacion Martin Dolan po ashtu beson se e tëra ishte e planifikuar paraprakisht.

Ndërsa, instruktori i fluturimeve në Boingu 777, Simon Hardy, përkujton se Ahmad u ishte shmangur të gjitha kontrolleve të radarëve.

“Sa i përket meje, ky ishte një fluturim shumë preciz se piloti kishte arritur qëllimin dhe ushtria nuk e kishte penguar në këtë”, tha ai.

Grupi punues që ka kërkuar aeroplanin në një sipërfaqe detare prej 120.000 kilometra katrorë, por aeroplani ende nuk është gjetur.

Kërkimet për aeroplanin në fluturimin MH370 janë ndaluar në janar të vitit të kaluar.

Ekspertët besojnë se fluturakja do të gjendet, ndërsa shumë prej tyre besojnë se ajo ‘ka aterruar diku’ dhe nuk është copëtuar. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas

Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas "sulmit me dronë ukrainas"

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Amerika
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Prezantuesi i lajmeve në mediumin britanik 'nën kujdes mjekësor' pasi nuk u ndje mirë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Prezantuesi i lajmeve në mediumin britanik 'nën kujdes mjekësor' pasi nuk u ndje mirë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Evropa
Kalo në kategori