LAJMI I FUNDIT:

Zhduket një grua në Gjakovë

Zhduket një grua në Gjakovë
Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se një grua është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 18:00, në Gjakovë.


Tutje bëhet e ditur se rasti është nën hetime.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/