LAJMI I FUNDIT:

Zhduket një femër në Lipjan

Zhduket një femër në Lipjan
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer.

Rasti ka ndodhur në fshatin Qallapek të Lipjanit.

“Fshati Qallapek, Lipjan 30.05.2022 – 17:05. Ankuesja femër kosovare ka informuar se vajza e saj viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në raport.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/