LAJMI I FUNDIT:

Zhbogar: Shpresojmë për nisjen e bisedimeve në qershor, PSP-ja duhet të vazhdojë punën

Zhbogar: Shpresojmë për nisjen e bisedimeve në qershor, PSP-ja duhet të vazhdojë punën

“Shpresoj që në mbledhjen e Këshillit të BE-së në qershor, vendet-anëtare do të vendosin të hapin negociatat me Maqedoninë e Veriut. Keni bërë përparim të madh, kur do të shihni prapa do ta shikoni dallimin e madh – nga një vend që kishte armiq rreth vete, në një vend me të gjithë miq”.

Këtë e deklaroi shefi i Delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut, Samuel Zhbogar, i cili mbajti ligjëratë në Fakultetin për Siguri në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Nga një vend që ishte në trazirë politike, tani ekziston një demokraci funksionale, një parlament funksional me një opozitë që angazhohet në proceset e reformave dhe reformat e drejtësisë, kështu që ne shohim përparim të rëndësishëm. Sigurisht që shumë gjëra mund të bëhen deri në qershor dhe me shpresë presim të shohim arritjet tuaja dhe të shohim se çfarë do të ndodhë më pas”, tha Zhbogar.

I pyetur nëse Ligji për Prokurorinë Speciale është kusht për nisjen e bisedimeve në qershor, Zhbogar tha se ministrat e BE-së në qershor të vitit të kaluar kur hapën rrugën për nisjen e bisedimeve, kanë vendosur kushte për reforma konkrete në sistemin gjyqësor.

“Prokuroria Speciale ka bërë arritje të mëdha dhe për ne si BE dhe për vendet anëtare është e rëndësishme që ajo të vazhdojë punën e saj, dhe të tregojë edhe arritje më të mëdha në lëndët gjyqësore”, tha Zhbogar.

I shprehu bindje se gjitha partitë politike parlamentare do të gjejnë mënyrë për lejimin e punës së PSP-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori