LAJMI I FUNDIT:

Zhbogar: Politikanët duhet të vendosin për zgjedhjet sa më shpejt të jetë e mundur

Zhbogar: Politikanët duhet të vendosin për zgjedhjet sa më shpejt të jetë e mundur

Nuk na takon neve t’ju themi se kur do të mbahen zgjedhjet në vendin tuaj. Vendimi për zgjedhjet varet nga politikanët tuaj dhe ata duhet ta bëjnë atë sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që qytetarët të kenë njëfarë orientimi për atë që do të pasojë, deklaroi sot euroambasadori, Samuel Zhbogar.

“Nga ana ime shoh dy situata, nga njëra anë, një situatë në të cilën nuk keni Parlament, keni një qeveri teknike me kompetenca të kufizuara, gjithashtu keni gjendje të jashtëzakonshme që nuk mund të zgjasë përgjithmonë. Pra, kjo nuk është një situatë e qëndrueshme, sidomos sot kur kemi të ballafaqohemi me krizën e koronës, kur keni nevojë për institucione që të ballafaqohen me situatën. Nga ana tjetër, ju keni një situatë kur rastet e Kovidit janë në rritje dhe shpresoj që ajo që tha ministri Filipce se deri në fund të kësaj jave do të shohim një realitet të ri, dhe kjo do të thotë të kemi një ulje të numrit të të infektuarve”, tha Zbogar.

Vlerësoi që politikanët duhet të arrijnë një ekuilibër për sa i përket zgjedhjeve.

“Ne duhet të themi se sa i përket zgjedhjeve, nuk ka asnjëherë kohë të duhur, e as moment të duhur. Sidoqoftë, duke e pasur parasysh situatën aktuale me koronavirusin, nuk mendoj se është aq e vështirë të bëhet zgjedhja e duhur.
Sepse mendoj se situata nuk do të përmirësohet deri në fund të vitit, siç tha Filipce, virusi nuk do të zhduket, por do të jetë këtu dhe të gjithë do të duhet të jetojmë me atë realitet”, tha Zbogar, duke iu përgjigjur pyetjeve të
gazetarëve pas prezantimit të sotëm të ndihmës nga BE për t’u ballafaquar me Kovid-19.

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori