LAJMI I FUNDIT:

Zhbllokohet pjesërisht kalimi kufitar Evzoni

Zhbllokohet pjesërisht kalimi kufitar Evzoni

Bujqit grekë i kanë tërhequr traktorët pjesërisht nga bllokadat në rrugë, duke përfshirë edhe atë afër pikës Promahon, në kufirin me Bullgarinë, por kërcënohen se do të organizojnë forma të tjera të protestave, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

Zyrtarisht ende vazhdojnë bisedimet në anën greke me fermerët të cilët duhet të vendosin nëse gjatë ditës tërësisht do ta eliminojnë bllokadën në magjistralen Shkup-Selanik apo do të ndërmarrin masa tjera për të shprehur revoltën e tyre tashmë 18 ditore me qeverinë e tyre. /Telegrafi/