LAJMI I FUNDIT:

Zgjidhja për punën më të mërzitshme: Si ta përmirësoni këmishën pa e hekurosur

Zgjidhja për punën më të mërzitshme: Si ta përmirësoni këmishën pa e hekurosur

Për çdo punë shtëpie dhe për çdo problem femrat kanë një zgjidhje të thjeshtë.

Hekurosja e këmishëve është një ndër punëve më të urryera shtëpiake, mirëpo nëse aplikoni këtë truk jashtëzakonisht të thjeshtë, më nuk do të detyroni veten t’i hekurosni!


E gjitha që ju nevojitet është makina për tharjen e rrobave dhe disa kube akulli. Futni në kazan të makinës, aktivizoni makinën në mënyrën e shpejtë të tharjes dhe lëreni të punojë pesë minuta. Pas pesë minutave nxirrni këmishët nga makina dhe rezultati do t’ju ngazëllejë.

Shpejt dhe lehtë - pastroni hekurin e ndryshkur me paracetamol
Lexo po ashtu Shpejt dhe lehtë - pastroni hekurin e ndryshkur me paracetamol

Këmisha nuk do të ketë asnjë rrudhë të padëshiruar. Ndodh kështu sepse akulli shkrihet nga nxehtësia e ajrit në makinë, ndërsa avulli i cili krijohet hekuros rrudhat.

Ky truk, pos për këmishë, mund të aplikohet edhe për fanella, pantallona, fustane etj. Megjithatë nuk do të ketë sukses te rrobat e trasha dhe te materialet e forta, siç janë xhinset, të cilat, me gjithë përdorimin e kubeve të akullit, do të mbeten të rrudhura dhe do të detyroheni të përdorni hekurin. /Telegrafi/