LAJMI I FUNDIT:

Zgjidhja për erën e keqe të hudhrës është pikërisht në frigoriferin tuaj

Zgjidhja për erën e keqe të hudhrës është pikërisht në frigoriferin tuaj
(Foto: Ask the Dentist)

Shumë njerëz janë të vetëdijshëm për vetitë e shëndetshme të hudhrës, por pavarësisht kësaj, ata shmangin ngrënien e saj për shkak të erës së keqe pasi e hanë. Megjithatë, shkencëtarët kanë gjetur një zgjidhje

Jogurti mund të jetë çelësi për ta luftuar erën e keqe të hudhrës – sugjeron një studim i publikuar në revistën Molecules.

Jogurti i rëndomtë nga qumështi i plotë parandalon një përqindje të lartë të substancave që janë përgjegjëse për aromën e keqe të hudhrës – kanë thënë studiuesit amerikanë nga Universiteti Shtetëror i Ohios.


Pesë ushqime për tretje më të mirë dhe zorrë më të shëndetshme
Lexo po ashtu Pesë ushqime për tretje më të mirë dhe zorrë më të shëndetshme

Sipas gjetjeve të tyre, proteinat që gjenden në kosin e thjeshtë me qumësht të plotë janë në gjendje të neutralizojnë përbërësit me bazë squfuri që shkaktojnë erën e pakëndshme.

Ekipi i shkencëtarëve vendosi sasi të barabarta hudhre të papërpunuara në shishe qelqi, përpara se të shtonin lloje të ndryshme jogurti në të njëjtat shishe. Ata zbuluan se jogurti ishte 99 për qind efektiv në reduktimin e përbërësve të hudhrës, veçanërisht jogurti me nivele të larta të proteinave dhe jogurti me përmbajtje të lartë yndyre, transmeton The Mirror,  përcjell Telegrafi.

Si duhet ta hani hudhrën, nëse dëshironi veprim maksimal shërues!
Lexo po ashtu Si duhet ta hani hudhrën, nëse dëshironi veprim maksimal shërues!

“Në përgjithësi njerëzit duan të hanë më shumë proteina tani”, ka thënë autorja kryesore e studimit, Dr. Sheryl Barringer, për të shtuar se ato mund të ndihmojnë në mënyrë indirekte edhe me erën e hudhrës si dhe t’ju bëjë të ndiheni më të ngopur për më një kohë më të gjatë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Një shtet evropian ka këtë shenjë, një tjetër po mendon për përdorimin e tij. A e dini për çfarë shërben?

Një shtet evropian ka këtë shenjë, një tjetër po mendon për përdorimin e tij. A e dini për çfarë shërben?

Stil
Ku pulson erotizmi i botës? Burrat mesdhetarë kryesojnë si partnerët më të dëshiruar në botë

Ku pulson erotizmi i botës? Burrat mesdhetarë kryesojnë si partnerët më të dëshiruar në botë

Stil
Disa pika vaj ulliri fshijnë njollat dhe kthejnë shkëlqimin: Pakkush e di, por bën çudira

Disa pika vaj ulliri fshijnë njollat dhe kthejnë shkëlqimin: Pakkush e di, por bën çudira

Bëje vet
Si t’i pastroni tepihët pa kimikate, në mënyrë natyrale

Si t’i pastroni tepihët pa kimikate, në mënyrë natyrale

Bëje vet
Nëse i shihni në plazh, mos i prekni: Janë të bukura, shumëngjyrëshe dhe interesante për fëmijët - por përmbajnë helm

Nëse i shihni në plazh, mos i prekni: Janë të bukura, shumëngjyrëshe dhe interesante për fëmijët - por përmbajnë helm

A e dini se...
Mos i fusni më kurrë në frigorifer: Këto ushqime duan temperaturë dhome

Mos i fusni më kurrë në frigorifer: Këto ushqime duan temperaturë dhome

Bëje vet
Kalo në kategori