Kemi fituesin e çmimit “Kamioni Ndërkombëtar i Vitit 2024” dhe është i pari “elektrik” që fiton këtë çmim prestigjioz.
Laureati është Volvo FH Electric, dhe në shpjegimin e vendimit të tyre, juria vlerësoi performancën e kamionit elektrik, përshpejtimin e patëmetë, faktin që kamioni është i qetë dhe nuk dridhet shumë gjatë drejtimit.
Ky çmim, meqë ra fjala, ndahet nga organizata Ndërkombëtare e Kamionit të Vitit dhe përbëhet nga gazetarë të shumtë, të cilët për specialitet është monitorimi i tregut të kamionëve dhe lajmet për këtë segment të industrisë së automobilave. Organizata ekziston që nga viti 1977.
“Me prezantimin e FH Electric, Volvo ka ofruar një gamë moderne të automjeteve elektrike me bateri, të përshtatshme për një gamë të gjerë operacionesh transporti. Është dëshmi se tranzicioni i energjisë po fiton tërheqje edhe në biznesin e sotëm”, tha Gianenrico Griffini, president i jurisë që vendosi fituesin.
Kjo është hera e katërt që një version i Volvo FH është shpallur Kamioni i Vitit. Nuk është çudi, duke qenë se është një nga modelet më të suksesshme në industri, me gati 1.4 milionë kopje të shitura në mbarë botën.
Volvo FH Electric ka një peshë maksimale bruto të automjetit prej 44 tonësh, dhe prodhimi i këtij modeli filloi në vitin 2022 në Suedi, përpara se të kalonte në Ghent, Belgjikë vitin e kaluar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!
Cili bolid fiton në përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, Formula E apo Formula 1?
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Çfarë domethënie kanë numrat dhe shkronjat në goma?
Audi RS3 arrin shpejtësinë e RS7 me vetëm një ndryshim të thjeshtë
Gjermanët parashikojnë dominimin e automjeteve elektrike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe