LAJMI I FUNDIT:

Zgjerohet hetimi i policëve që morën mito në Bllacë

Zgjerohet hetimi i policëve që morën mito në Bllacë

Ministri i brendshëm Oliver Spasovski, konfirmon se MPB-ja ka elemente për zgjerimin e hetimeve për mitmarrje të policëve, për të kaluar kufirin në Bllacë.

Por, ai nuk tha se për sa persona do të zgjerohej përfundimisht hetimi.

Spasovski tha se dy policët tashmë janë suspenduar nga puna dhe ndaj tyre përveç procedurës penale po zhvillohet edhe procedura disiplinore.

“Ne jemi duke punuar në këtë rast, ndaj kur të jenë gati të gjitha informacionet për t’u bërë publike, do ta bëjmë këtë. – Dhe a marrin paga policët tani? “Ata aktualisht janë të suspenduar nga puna, është planifikuar të merret një pjesë e pagës në periudhën deri në përfundimin e procedurës disiplinore”, tha Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme.

Prokuroria nuk thotë nëse lista e policëve të dyshuar për marrje mitë do të zgjerohet.

“Në rastin për të cilin jeni duke u interesuar, prokurori kompetent është duke vepruar në mënyrë aktive, dhe në kuadër të kompetencave të tij mbledh provat e nevojshme për zbardhjen e rastit. Më shumë detaje nuk mund të ndahen për momentin”, thonë nga Prokuroria.

Udhëheqësi i turnit në pikën kufitare Bllacë, Elham Shkreta dhe një polic tjetër morën kallëzim penal për mitmarrje. Rasti u zbulua nga një transportues i cili filmoi me pajisje televizive, dhe më pas gjithçka u transmetua në televizionet në Shqipëri. Pasagjerit i ishin kërkuar rregullisht para, zakonisht 20 euro për pasagjer, për të kaluar kufirin./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori