Partitë politike shqiptare ende nuk kanë përgjigje konkrete ndaj thirrjes së kryeministrit Zoran Zaev për kandidat të përbashkët konsensual. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dje deklaroi se do përpiqen të gjejnë shteg për kandidat të përbashkët me LSDM-në. Ndërsa partneri tjetër qeveritar, BESA e Afrim Gashit, thotë se vendimi pritet të merret në organet e partisë.
“Jemi duke i shqyrtuar të gjitha mundësitë për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale dhe organet e partisë do të marrin vendimin më të pranuar për strukturat tona”, thonë nga Lëvizja BESA, krahu i Afrim Gashit.
Pa vendim të prerë janë edhe partitë opozitare shqiptare. Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se presin vendimin e kryesisë.
“I kemi shqyrtuar disa opsione, në takimin e radhës së Kryesisë me siguri do të definohet qëndrimi”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.
Ndërsa nga BESA e krahut të Bilall Kasamit, nënvizojnë se nuk kanë marrë ftesë konkrete nga kryeministri Zaev. Ndërsa presin vendimin e ASH-së për të dalë me kandidat të përbashkët.
“:Nuk kemi marrë ndonjë ftesë nga kryeministri rreth çështje. Jemi të fokusuar në fuqizimin e votës shqiptare në maksimum dhe jemi duke punuar në atë drejtim. Nuk kemi dhe bisedime me ASH-në. Nga komunikimi i fundit mbetet që të mbajnë mbledhje të Kryesisë dhe të na njoftojnë a janë të gatshëm të ulemi për biseda. ASH ende nuk ka dhënë përgjigje”, pohuan nga Lëvizja BESA, krahu i Bilall Kasamit.
Përderisa nga LSDM-ja, edhe sot, nuk ka asnjë përgjigje për zgjedhje të parakohshme parlamentare, OBRM-PDUKM insiston. Kryetari, Hristijan Mickovski, përmes një video, u kërkon qytetarëve të dalin në zgjedhje të parakohshme parlamentare, për të penguar varfërinë e vendit dhe politikat e gabuara të pushtetit të udhëhequr nga LSDM.
“Duhen zgjedhje, Ju të vendosni se në çfarë atdheu dëshironi të jetoni. Unë e di se nuk jeni për Maqedoni të Veriut të varfër dhe të poshtëruar. Unë e di se jeni për Maqedoni të suksesshme dhe të pasur. Andaj ejani në zgjedhje. Le të ngroh agimi i lirisë”, tha Hristijan Mickovski, kryetar i OBRM-PDUKM.
Pasi kryetari i Kuvendit, të premten i shpalli zgjedhjet presidenciale, deri më 21 mars, partitë politike do të duhet të dorëzojnë kandidatët e tyre në KSHZ. Rrethi i parë i zgjedhjeve do të mbahet më 21 prill, ndërsa rrethi i dytë më 5 maj./alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së
KQZ merr vendim për numrin e fletëvotimeve në zgjedhjet e 9 shkurtit
ASH e Selës: Ironizimi me rastin e 27 prillit në Karnevalin e Vevçanit, është veprim ofendues dhe i patolerueshëm
Aksioni për mbylljen e institucioneve paralele, Policia: Vepruam bazuar në kërkesën e MAPL-së
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri