LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet në veri, 11 kandidatë shqiptarë synojnë postin e kryetarit

Zgjedhjet në veri, 11 kandidatë shqiptarë synojnë postin e kryetarit

Në zgjedhjet e 23 prillit 11 kandidatë shqiptarë kanë ri-konfirmuar kandidaturat për kryetar në katër komunat veriore. Ata thonë se janë të gatshëm dhe optimist për zgjedhjet e reja ndërsa presion të adresojnë problemet e shqiptarëve të veriut, sidomos papunësinë e madhe, problem në të cilin sipas tyre kontribut kanë dhënë edhe partitë kryesore shqiptarë përgjatë 23 viteve pas luftës.

Në katër komunat veriore të Kosovës janë 11 shqiptarë që synojnë të marrin postin e kryetarit.


Në Leposaviq krahas Aleksandar Jablanoviqit, kandidaturën e kanë ri-konfirmuar në KQZ edhe edhe Albulena Hetemi nga PDK si dhe Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ky i fundit përkundër që i ka hyrë garës i vetëm më shumë do të preferonte të jenë të bashkuar me një kandidatë.

“Edhe më heret kjo ka ndodhur jo vetëm tash, por ka ndodhur prej qe 20 vite janë kanë njerëzit të ndarë po edhe kësaj here për fat të keq votat janë pak, janë 2-3 kandidatë, mu më kanë zgjedhur vet populli”, ka thënë Hetemi.

Hetemi thotë se në fshatrat shqiptare të Leposaviqit shumica janë të papunë, në çka kanë gisht partitë shqiptare.

“Do ta kisha luftuar më së pari keqpërdorimin që është bërë atje, puniësimet që kanë ardhur njerëzit prej Mitrovicës janë punësuar atje. Kurse qytetarët që jetojnë atje nuk janë punësuar, janë shqiptarë, janë të gjitha partive politike kanë pru njerëz atje edhe kanë punësu kurse atje njerëzit janë të papunë”, ka shtuar ai.

Krahas Leposaviqit edhe në Mitrovicën Veriore postin e kandidatit e synojnë tre përfaqësues shqiptarë. Betim Osmani pjesë e Iniciativës Qytetare thotë se janë të gatshëm për zgjedhje dhe shumë optimist.

“Janë lodhur pa institucione, edhe besoj se kanë me ecë zgjedhjet shumë mirë edhe u dashtë me u rikonfirmu kandidatët. Tash ju kanë jepë mundësi edhe komunitet serb siç e dini edhe ju edhe kandidatët e pavarur jo vetëm në Mitrovicën e Veriut po edhe në qytete të tjera kanë pasur kërcënime nga persona të Listës Serbe ku i kanë detyru edhe për me dhanë dorëheqje”, ka thënë Osmani.

Në Mitrovicën Veriore dhe Zubin Botok zgjedhjet mbahen vetëm për kryetar të komunave, ndërkaq në Zveçan dhe Leposaviq edhe për asamble komunale.

Lidhur me zgjedhjet në këto katër komuna Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndryshuar afatin për certifikim e partive politike.

Sipas vendimit paraprak, partitë kanë pasur afat që të aplikojnë për pjesëmarrje në zgjedhje deri më 18 mars, që është në fakt edhe dita e mbajtjes së takimit të radhës në kuadër të dialogut. Në mbledhjen e sotme ky afat është shtyrë për 4 ditë, pra deri më datë 23 mars.

Këto zgjedhje planifikoheshin të mbaheshin më 18 dhe 25 dhjetor të vitit të kaluar, por që me vendim të Presidentes janë caktuar më 23 prilli./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori