LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet në SHBA, çfarë dihet deri më tani?

Zgjedhjet në SHBA, çfarë dihet deri më tani?

Zgjedhjet në SHBA sa i përket mesmandatit po konsiderohen si garë e nxehtë, kjo pasi që kontrolli për Senatin konsiderohet ende një lëkundje dhe garat kryesore mbeten të pazbuluara, e në betejën për të kontrolluar Dhomën e Përfaqësuesve, republikanët kanë siguruar 217 vende në krahasim me 184 që kanë shkuar për demokratët.

Me 391 nga 435 gara të thirrura, republikanët kanë fituar gjashtë vende, të cilat mund të jenë të mjaftueshme për t’i vendosur ata në kursin e shumicës më të vogël, transmeton Telegrafi.


Çfarë dihet deri më tani për zgjedhjet në SHBA:

Gara e ashpër midis senatorit aktual demokrat të Gjeorgjisë Raphael Warnock dhe sfiduesit të tij republikan Herschel Walker, kaloi në balotazh.

Warnock kryeson ngushtë Walker, por asnjëri nga kandidatët nuk do ka qen në gjendje të kalojë pragun prej 50 për qind të nevojshëm për të fituar menjëherë pas mbylljes së votimit të martën dhe të shmanget balotazhi i 6 dhjetorit.

Në Nevada që nga mesdita e së mërkurës, me rreth 77% të votave të numëruara, kryetarja demokrate Catherine Cortez Masto ishte pas rivalit të saj republikan Adam Laxalt, 47.2% ndaj 49.9%.

Të dy kandidatët kanë kërkuar durim ndërsa banorët presin të dëgjojnë rezultatin e garës dhe disa zgjedhje të tjera të ngushta, të cilat mund të zgjasin ditë të tëra.

Demokrat i Arizonës, Mark Kelly, ishte përpara kundërshtarit të tij republikan, Blake Masters, me 51.4% ndaj 46.4%, me 45% të votave të numëruara.

Demokratët duhet të fitojnë dy nga ato vende të Senatit për të ruajtur kontrollin e Senatit, me një ndarje 50-50 për senatorët dhe zëvendëspresidentja që ka votën vendimtare. /Telegrafi/