LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet e reja në veri, të pashmangshme

Zgjedhjet e reja në veri, të pashmangshme

Që t’i lënë pozitat që i morën pas zgjedhjeve të 23 prillit, po flitet vazhdimisht.

Por, një prej kryetarëve të rinj në komunat veriore, të paktën një prej opsioneve nuk e çon në mendje.


Përderisa është duke e vazhduar punën rregullisht nga një objekt alternativ, kryetari i Zubin Potokut, Imer Zeqiri, nuk e sheh të arsyeshme të japë dorëheqje.

“Rrugët ligjore duhet të gjenden, nuk ka dorëheqje njëherë e as nuk po e mendojmë. Për dorëheqje duhet të gjendet rruga ligjore. Dorëheqjen nuk po e shoh të arsyeshme pa ndonjë arsye ligjore. Ne duhet me i gjet ligjërisht qysh është një rrugë ligjore që e ka përmendur edhe presidentja, por është një kohë më e gjatë për tjetër nuk e di, duhet gjetur, në të kundërtën nuk kemi arsye për të dhënë dorëheqje”, thotë Zeqiqi.

Kryetari i Zubin Potokut, Zeqiri: Duhet arsye ligjore për dorëheqje
Lexo po ashtu Kryetari i Zubin Potokut, Zeqiri: Duhet arsye ligjore për dorëheqje

Por, zgjedhjet e reja, që është edhe një prej tri kërkesave të ndërkombëtarëve për de-eskalimin e situatës në veri, po shihen të pashmangshme.

Analisti Artan Muhaxhiri thotë se zgjedhjet e reja prej fillimit kanë qenë opsioni më realist.

“Nuk ka logjikë që të qeveriset për një kohë të gjatë me një legjitimitet të cenuar dhe në atë mënyrë të rrethuar me policë. Kështu që është humbur një kohë, por tani pritet edhe për shkak presioneve të mëdha ndërkombëtare të përshpejtohen hapat. Ka disa mundësi institucionale mund të bëhet me peticione ose me dorëheqje, por si do që të jetë zgjedhjet në veri janë të pashmangshme”, deklaron Muhaxhiri.

Forma e peticionit, përveç presidentes, është përmendur si opsion edhe nga kryeministri Albin Kurti.

Ndërsa sipas analistit, Visar Xani, para se të mbahen zgjedhjet, vendi duhet të ketë një strategji.

“Nuk duhet të jenë shabllon, vetëm të organizohen zgjedhjet pa e pasur një ide dhe një strategji si të realizohen ato zgjedhje, çka pas zgjedhjeve dhe mënyra se si duhet të bëhen këto zgjedhje prandaj për Kosovën është më rëndësi që të vazhdoj koordinimin me BE-në dhe ShBA-të, të mundësoj dhe të gjejë një rrugëdalje ligjore”, thotë Xani.

Në ndërkohë, pos Leposaviqit, edhe tri komunat e tjera të udhëhequra nga kandidatë të partive kosovare, kanë vazhduar punën në funksionalizimin e drejtorive, në mënyrë që t’u ofrohen shërbime qytetarëve./RTVDukagjini/