LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhja e rrugëtimit më të gjatë dhe sjellja e “tualetit personal” – dy misteret e udhëtimit të Kim Jong-un në Singapor

Zgjedhja e rrugëtimit më të gjatë dhe sjellja e “tualetit personal” – dy misteret e udhëtimit të Kim Jong-un në Singapor

Udhëheqësi i Koresë së Veriut ka ardhur në Singapor në atë që ka qenë një skemë e koordinuar, e mbushur me mistere.

Dhe misteri i parë që e ka shoqëruar këtë rrugëtim, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, është se në vend që të fluturojë në rrugën Pyongyang-Shanghai-Singapor që merr rreth gjashtë orë e gjysmë, por kalon mbi det, Kim Jong-un fluturoi nëpërmjet Pekinit, e cila zgjati rreth 10 orë.

Ndonëse ka hipoteza të shumta, ajo më e afërta thuhet të jetë se kjo është bërë për të mbrojtur më mirë udhëheqësin, pasi rrugët përtej detit janë më të vështira për t’u mbrojtur.

Kush janë Gurkhas, “trimat më të guximshëm” që do të mbrojnë Trumpin dhe Kimin në Singapor? (Foto/Video)
Lexo po ashtu Kush janë Gurkhas, “trimat më të guximshëm” që do të mbrojnë Trumpin dhe Kimin në Singapor? (Foto/Video)

Madje, siç bëhet e ditur më tej, për të siguruar më tej fshehtësinë e itinerarit të saktë të liderit, tre aeroplanë u nisën nga Koreja e Veriut në intervalin kohor prej rreth 1 orë: një Ilyushin IL-76, një Air China Boeing 747 dhe një Ilyushin IL-62.

Sipas FlightRadar24, një faqe interneti që ndjek fluturimet e aeroplanëve të ndryshëm, mijëra njerëz ndoqën përparimin e aeroplanit të Kim Jong-un.

Një burim diplomatik në Singapor tha se “Tension ishte shumë i lartë në Korenë e Veriut, prandaj ekzistonte edhe fshehtësia”.

Siç thuhet më tej, i pari që arriti në Singapor ishte aeroplani i transportit IL-76 që mbante ushqime dhe sende të tjera të udhëheqësit koreanoverior, si dhe limuzina e tij anti-plumb dhe një tualet portativ.

“Mbajtja e tualetit, përkatësisht jashtëqitjes së tij larg vë në dyshim statusin e tij shëndetësor”, citohet të ketë thënë Lee Yun-keol, një i arratisur, i cili më parë ishte një komandë roje e Koresë së Veriut.

“E shkurtër, brutale dhe e përgjakshme”: Detaje se si do të dukej lufta SHBA-Kore Veriore në rast të dështimit të Samitit Trump-Kim! (Foto)
Lexo po ashtu “E shkurtër, brutale dhe e përgjakshme”: Detaje se si do të dukej lufta SHBA-Kore Veriore në rast të dështimit të Samitit Trump-Kim! (Foto)

Ai vazhdoi të thoshte se, në vend që të përdorte një banjë publike, udhëheqësi ka një tualet personal që e ndjek atë kudo që udhëton.

Të dielën, kryeministri i Singaporit, Lee Hsien Loong u takua me Kim pas mbërritjes së këtij të fundit në vend për bisedimet e ardhshme me Trump, të planifikuara për të martën.

Samiti SHBA-Korenë e Veriut do të shënojë takimin e parë të udhëheqësve të dy vendeve.

Bisedimet e parashikuara ishin vënë në rrezik kur, më 24 maj, Trump njoftoi se po anulonte takimin me Kim për shkak të retorikës armiqësore të Pyongyang. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori