LAJMI I FUNDIT:

Kush janë Gurkhas, “trimat më të guximshëm” që do të mbrojnë Trumpin dhe Kimin në Singapor? (Foto/Video)

Kush janë Gurkhas, “trimat më të guximshëm” që do të mbrojnë Trumpin dhe Kimin në Singapor? (Foto/Video)

Prapa skenave në takimin historik të kësaj jave mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un në Singapor, është një forcë e frikshme paramilitare që do të qëndrojnë si roje.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të armatosur me pushkë dhe thika tradicionale Khukri, Gurkas janë një kontingjent i ushtarëve me aftësi të larta të Nepalit që kanë qenë pjesë e forcës policore të Singaporit që nga viti 1949, më shumë se një dekadë e gjysmë përpara se vendi fitoi pavarësinë nga Sundimi britanik.


Që atëherë, përveç mbrojtjes së personave të rëndësishëm, kanë luajtur një rol të rëndësishëm në “shkatërrimin” e trazirave dhe ruajtjen e kufirit Malajzi-Singapor.

Gjatë samitit Koreja e Veriut – SHBA, ata do të ruajnë Shangri-La hotel ku Trump është duke qëndruar, përveç hotel St. Regis, strehim i përkohshëm i Kim-it, si dhe hotelin Capella në Sentosa, ku samiti aktual do të zhvillohet më 12 qershor.

“E shkurtër, brutale dhe e përgjakshme”: Detaje se si do të dukej lufta SHBA-Kore Veriore në rast të dështimit të Samitit Trump-Kim! (Foto)
Lexo po ashtu “E shkurtër, brutale dhe e përgjakshme”: Detaje se si do të dukej lufta SHBA-Kore Veriore në rast të dështimit të Samitit Trump-Kim! (Foto)

Historia se si Gurkhas u gjenden në Singapor “në vendin e parë” shkon prapa më tej në epokën koloniale të luftës Anglo-Nepal, në mes viteve 1814 dhe 1815.

Të impresionuar nga aftësitë e tyre, britanikët vendosën për të rekrutuar disa prej tyre, dhe këto trupa ndoqën gjurmët e perandorisë koloniale kur ajo u zgjerua në të gjithë Azinë Juglindore.

Gjatë viteve, mbi 200.000 ushtarë Gurkha kishin shkuar për të luftuar në të dy luftërat botërore, përveç shërbimit në Malajzi, Ishujt Falkland, dhe madje edhe në Irak dhe Afganistan.

Sot, jashtë Nepalit, njësia, pjesëtarët e së cilës konsiderohen si “trimat më të guximshëm” gjenden në një pjesë të vogël të vendeve, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Indinë dhe Singaporin.

Në këtë të fundit, Ghurkas ishin të pranishëm për disa nga vitet më të trazuara të historisë moderne të vendit, sikur që ishin tensionet mes grupeve të ndryshme etnike, në vitet 1950 dhe 1960.

Dhe të vlerësuar për paanshmërinë dhe besnikërinë e tyre, rreth 2.000 trupa Gurkha shërbejnë sot në forcat policore të Singaporit.

Siç raportojnë mediat, përcjell Telegrafi, çdo vit, vetëm 60 të tillë rekrutohet në moshën 18 ose 19 vjeçe, përmes një procesi përzgjedhës të ashpër konkurrues që përfshin testet intensive.

E ata që kualifikohen, zhvendosen në Mount Vernon, në një kazermë për ushtarët Gurkha të Singaporit, e cila ka tempullin e vet dhe një supermarket, dhe është e mbyllur për publikun. Këtu jetojnë me familjet e tyre dhe fëmijët e tyre shkojnë në shkollat lokale aty pranë.

Por ka një veçanti: Ushtarët Gurkha dalin në pension në 45 vjeç, pas së cilës gjë duhet të kthehen në shtëpitë e tyre në Nepal, me familjet e tyre.

Si rezultat, pavarësisht nga kontributet e tyre në shoqërinë singaporiane, ata mbeten “të padukshëm”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori