LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhja e kryeprokurorit, Presidenca: Presim nga KPK që t’i adresojë shkeljet procedurale, në një proces të ri

Zgjedhja e kryeprokurorit, Presidenca: Presim nga KPK që t’i adresojë shkeljet procedurale, në një proces të ri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani javë më parë në një konferencë për media kishte njoftuar se nuk e ka dekretuar kryeprokurorin Blerim Isufaj.

Në konferencën për media, Osmani kishte numëruar disa shkelje që kanë gjetur lidhur me procesin e përzgjedhjes së Blerim Isufaj kryeprokuror.


Ndërkaq, lidhur me këtë proces, në një deklaratë me shkrim për Telegrafin nga Presidenca thonë se presin nga Këshilli Prokurorial i Kosovës që t’i adresojë shkeljet procedurale të përmendura në atë letër, në një proces të ri.

“Të gjitha çështjet janë trajtuar në letrën/njoftimin e Presidentes, të datës 17 tetor. Presim nga KPK që t’i adresojë shkeljet procedurale të përmendura në atë letër, në një proces të ri”, kanë deklaruar për Telegrafin nga Presidenca.

Osmani nuk e dekreton kryeprokurorin Blerim Isufaj, numëron shkeljet ligjore që kanë gjetur gjatë procesit
Lexo po ashtu Osmani nuk e dekreton kryeprokurorin Blerim Isufaj, numëron shkeljet ligjore që kanë gjetur gjatë procesit

Ndryshe, javë më parë presidentja Osmani deklaroi se procesi i përzgjedhjes së kryeprokurorit është cilësuar si i parregullt, diskriminues, i orkestruar, dhe i kundërligjshëm nga të gjithë vëzhguesit e procesit, si nga organizatat vendore ashtu edhe nga ndërkombëtarët.

Ajo tutje kishte deklaruar se Këshilli Prokurorial i Kosovës disa herë ka bërë presion për përzgjedhjen e kryeprokurorit.

Presidentja ka përmendur edhe mesazhe, në të cilat, siç ka thënë, ka pasur edhe kërcënime për ngritje aktakuzash e arrestime.

“Çdo letër tjetër që KPK-ja dërgonte përkundër faktit që e dinte se pse nuk po merret vendimi, ka qenë presion i paligjshëm dhe jokushtetues. Ka pasur edhe presione të tjera të paligjshme. Njerëz dërgonin mesazhe që nëse nuk e dekreton dhe nënshkruan do të ngrisin aktakuza, do t’i lidhim duart. Por, ata duhet ta dinë se në këto dy dekada që jam në politikë, presionet asnjëherë nuk kanë bërë punë e as nuk do të bëjnë asnjëherë”, ka thënë Osmani.

Ndryshe, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka organizuar të premten e 24 nëntorit procesin e intervistimit të kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale.

Për këtë pozitë KPK-ja ka intervistuar katër kandidatë, mes të cilëve është edhe Blerim Isufaj i cili kandidon edhe për një mandat në krye të Speciales që tashmë e drejton, përderisa emri i tij vazhdon të insistohet nga KPK-ja për Kryeprokuror të Shtetit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori