LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhja e drejtorit të ri të RTK-së, Bordi aprovon kriteret e shpalljes së konkursit

Zgjedhja e drejtorit të ri të RTK-së, Bordi aprovon kriteret e shpalljes së konkursit

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) në mbledhjen e datës 2 shkurt 2022, aprovoi unanimisht kriteret për shpalljen e konkursit për plotësimin e pozicionit për Drejtor të Përgjithshëm të RTK-së.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie.


“Konkursi për Drejtor të Përgjithshëm të RTK-së do të jetë publik dhe i hapur për të gjithë kandidatët që janë të interesuar dhe plotësojnë kriteret, përderisa si proces do të jetë tërësisht i bazuar në meritokraci dhe do të jetë i hapur për monitorim. Rrjedhimisht, inkurajojmë të gjithë të interesuarit që këto ditë të përcjellin hapjen e konkursit në kanalet e RTK-së dhe të aplikojnë për pozitën në fjalë”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, sipas komunikatës Bordi i RTK-së ka pritur në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të RTK-së (SPRTK), më të cilët është diskutuar lidhur me sfidat, shqetësimet dhe kërkesat e tyre.

“Bordi i RTK-së siguroi SPRTK-në se do t’i adresojë shqetësimet e tyre në përputhje me rregullativën e RTK-së dhe ofroi bashkëpunim të plotë në funksion të zhvillimit të RTK-së”, thuhet në fund.

Shkarkohet drejtori i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati
Lexo po ashtu Shkarkohet drejtori i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati

Ndryshe, Bordi i Radio Televizionit të Kosovës një javë më parë ka marrë vendim për shkarkimin e Drejtorit Gjeneral të RTK-së, Ngadhnjim Kastrati.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Kastrati përmes një shkrimi në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori