LAJMI I FUNDIT:

Shkarkohet drejtori i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati

Shkarkohet drejtori i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës ka marrë vendim për shkarkimin e Drejtorit Gjeneral të RTK-së, Ngadhnjim Kastrati.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Kastrati përmes një shkrimi në Facebook.


“Të dashur kolegë të RTK-së, miq e bashkëpunëtorë, sapo u njoftova se anëtarët e Bordit të RTK-së të emëruar javë më parë nga politika, kanë marrë vendim për shkarkimin tim nga pozita e drejtorit të Përgjithshëm në Radio Televizionin e Kosovës”, tha Kastrati.

Ai ka thënë se njoftimin për shkarkim e ka marrë nga shtëpia, pasi është i infektuar me COVID-19, duke theksuar se nuk është njoftuar për ndonjë procedurë të shkarkimit.

“Njoftimin për shkarkim e mora në shtëpi, ku jam prej disa ditësh në izolim si rezultat i infektimit me Covid. Perveç tjerash une as nuk jam njoftuar per ndonjë procedurë të shkarkimit dhe as nuk ka pasur në rend të ditës pikë për shkarkimin tim. Që nga muaji prill i vitit 2019 kur jam zgjedhur në këtë pozitë, me krenari mburrem që e kam udhëhequr Mediumin Publik, duke ruajtur profesionalizmin dhe besueshmërinë publike”, shprehet ai.

Më tej thekson se ka paguar mbi 4 milionë euro borxhe të RTK-së, për përiudhën sa ishte drejtor.

“Për këtë periudhë kam arritur që të paguaj mbi 4 milionë euro borxhe. Që nga ardhja e anëtarëve të Bordit të ri të qeverisë Kurti, jam ballafaquar me shantazhe e presion të tyre për t’i larguar qindra punëtorë nga puna, në këmbim të vazhdimit të punës sime në këtë pozitë deri në fund të mandatit në prill 2022”.

Kastrati thotë se ia ka bërë me dije antarëve të bordit se nuk do të largojë nga puna askënd.

“Por unë ju kam thënë qartë anëtarëve politik të këtij Bordi se unë nuk e largoj asnjë person nga puna. Arsyeja është e thjeshtë: Ata punojnë prej shumë vitesh dhe janë të nevojshëm, ndërsa me ato paga mbajnë familjet e tyre, e që është mjaft e vështirë ne këtë situatë të rëndë ekonomike”.

Ai shtoi se Bordi i ri para disa ditësh i ka kërkuar t’ia dërgojë projeksionin buxhetor ku përfshihen vendet e punës.

“Para disa ditësh, ky Bord, pavarësisht se kam qenë i sëmurë dhe në izolim, më ka kërkuar që t’ua dërgoj projeksionin buxhetor ku përfshihen edhe vendet e punës dhe ua kam dërguar të detajuara të gjitha dhe nuk kanë pasur asnjë vërejtje. Gjitha projeksionet buxhetore e programore ua kam dërguar pa e larguar asnjë punëtorë nga puna, edhe pse qeveria aktuale për këtë vit e ka zvogëluar buxhetin e RTK-së për më shumë se 2 milionë euro”, tha në fund Kastrasti.

Ndryshe, Ngadhnjim Kastrati ishte emëruar në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës në prill të vitit 2019./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori