LAJMI I FUNDIT:

Zëvendëspresidenti i BERZH-it takon përfaqësuesit e biznesit në Kosovë, diskutohet rreth zhvillimeve ekonomike

Zëvendëspresidenti i BERZH-it takon përfaqësuesit e biznesit në Kosovë, diskutohet rreth zhvillimeve ekonomike

Zëvendëspresidenti i Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZH), Mark Bowman është takuar me përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Odës Ekonomike Gjerman-Kosovare (OEGJK), Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) dhe Këshillit të Investitorëve Evropian (KIE).

Sipas njoftimit, udhëheqësja e Departamentit për Marrëdhënie me Qeverinë dhe Avokim në OEGJK, Sytrime Dervisholli ka theksuar se eksportet për shtatë muaj, nga Kosova në Gjermani janë rritur 43 për qind si dhe rritjen e investimeve direkte për 55 për qind.


Ajo ka informuar përfaqësuesit e BERZH-it lidhur me rezultatet e Forumit Ekonomik Gjermano-Kosovar, të organizuar në fillim të korrikut, ku morën pjesë mbi 150 përfaqësues biznesi, duke përfshirë këtu 40 drejtues të kompanive gjermane, në cilësi të investitorëve potencialë.

Po ashtu, Dervisholli i ka dorëzuar Bowmanit studimin më të ri nga OEGJ dhe dhe Instituti Riinvest, rreth kapaciteteve të digjitalizimit në sektorin prodhues të Kosovës.

Në fund, gjatë këtij takimi u diskutua rreth zhvillimeve të fundit ekonomike në vend dhe kërkesat e sektorit privat në përmirësimin dhe azhurimin e legjislacionit, që mundëson përmirësimin e klimës të së bërit biznes në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
A e dini se në Kosovë ka ATM për kritptovaluta? - exCoins.me

A e dini se në Kosovë ka ATM për kritptovaluta? - exCoins.me

exCoins.me
Sheshi 'George Bush' merr shije të re - Doggy Doggy vjen sot!

Sheshi 'George Bush' merr shije të re - Doggy Doggy vjen sot!

Doggy Doggy
EEEXPLORE Kosova –  Eksploro, përfshiju, fuqizo

EEEXPLORE Kosova –  Eksploro, përfshiju, fuqizo

SPEEEX
Bizneset shqiptare në Zvicër hapin dyert për kosovarët, në Kosovë nisin strategjitë për ruajtjen e punëtorëve

Bizneset shqiptare në Zvicër hapin dyert për kosovarët, në Kosovë nisin strategjitë për ruajtjen e punëtorëve

Ekonomi
Investimi milionësh i MCC në energji, Ambasada amerikane: Mbështesim tranzicionin ambicioz energjetik në Kosovë

Investimi milionësh i MCC në energji, Ambasada amerikane: Mbështesim tranzicionin ambicioz energjetik në Kosovë

Ekonomi
Në dy vende, njerëzit shpenzojnë më shumë se sa fitojnë – ja sa para u mbesin në fund të muajit, evropianëve

Në dy vende, njerëzit shpenzojnë më shumë se sa fitojnë – ja sa para u mbesin në fund të muajit, evropianëve

Botë
Kalo në kategori