LAJMI I FUNDIT:

Zëvendësministri Nuhiu e vizitoi Repartin për punë administrative në Tetovë (Foto)

Zëvendësministri Nuhiu e vizitoi Repartin për punë administrative në Tetovë (Foto)

Zëvendësministri i punëve të brendshme Agim Nuhiu, sot e ka vizituar Repartin për punë administrative dhe zyrtarisht i ka promovuar risitë në funksionimin e tij, zbatimi praktik i të cilit filloi më 1 korrik dhe do të zbatohet deri më 31 gusht, transmeton Telegrafi Maqedoni

Sipas kumtesës së MPB, bëhet fjalë për punë në dy turne të Repartit, respektivisht të shërbimeve për dhënien e letërnjoftimeve dhe dokumenteve të udhëtimit, i cili me punë do të fillojë nga ora 8 e 30 e mëngjesit dhe do të vazhdojë deri në orën 19 e 30 minuta.


2

Qëllimi i këtyre risive që tashmë zbatohen edhe në Gostivar edhe në disa qytete tjera të vendit është që tu dilet në ndihmë qytetarëve që shpejtë dhe me cilësi të aplikojnë dhe të pajisen me dokumentet e kërkuara, sqarojnë nga MPB./Telegrafi/