Zëri i popullit është zëri i Zotit

“Unë them se na pret punë e madhe. Ka shumë çështje që mund të bëhen më mirë. Ka shumë çështje që nuk janë bërë ende plus. Por rezultati i përgjithshëm, flas në akumulim të tyre është pozitiv se janë bërë lëvizje të mira. Dhe them se qytetarët e Kosovës duhet të kenë kurajë”, ka thënë Sejdiu në një intervistë me rastin e ndërrimit të moteve për Zërin e Amerikës.
Ai ka porositur qytetarët e Kosovës të besojë në institucionet e vendit, sepse – sipas tij - ato bëjnë përpjekje për të bërë punë të mirë. “Atje ku nuk e qëllojnë, nuk bëjnë keq me na thënë ndonjëherë se bënë kjo punë edhe më ndryshe, sepse ajo që mund të quhet është ‘zëri i popullit është zëri i Zotit’”. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
01/01/2010
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































