LAJMI I FUNDIT:

Zenvo Aurora prodhon 1850 kuaj fuqi dhe kushton 2.5 milionë euro

Zenvo Aurora prodhon 1850 kuaj fuqi dhe kushton 2.5 milionë euro

Kompania daneze Zenvo prezantoi zyrtarisht hiperveturën e saj të re Aurora në Kaliforni.

Zenvo ofron dy versione të Aurora, versionin Tur dhe Agil të fokusuar në pista. Të dy versionet janë të kufizuara në 50 njësi, me fillimin e prodhimit në vitin 2026. Çmimi i një të tillë është të paktën 2.59 milionë euro, transmeton Telegrafi.


Pavarësisht nga versioni, hipervetura fuqizohet nga një motor 6.6 litërsh V12 quad-turbo i zhvilluar nga Mahle Powertrain.

Ky motor zhvillon në mënyrë të pavarur 1250 kuaj-fuqi. Versioni Agil bën tërheqje me rrota të pasme dhe një motor elektrik që rrit fuqinë totale në 1,450, përshpejton nga 0 në 100 km/h në 2,5 sekonda dhe në 200 në 4,6 sekonda. Shpejtësia maksimale është pak më shumë se 365 km/h.

Versioni Tur ka dy motorë elektrikë të tjerë që lëvizin rrotat e përparme. Fuqia totale është 1,850 kuaj-fuqi, që mjafton që Aurora të përshpejtojë nga 0 në 100 km/h për 3,2 sekonda dhe të arrijë një shpejtësi maksimale prej 450,6 km/h. Motorë shtesë janë opsionalisht të disponueshëm për Agil.

Motori është i lidhur me njw ndërrues me shtatë shpejtësi që ka një motor elektrik, i cili angazhohet kur lëviz prapa dhe vepron si startues për njësinë lëvizëse.

Agil dhe Tur kanë cilësime të ndryshme të ndërruesit. Sa i përket baterisë, Zenvo nuk ka bërë të ditur detaje.

Agil peshon 1,300 kilogramë dhe gjeneron 880 kilogramë forcë të kundërt me një shpejtësi prej 250 km/h, ndërsa Tur peshon 1,450 kg për shkak të dy motorëve shtesë. /Telegrafi/