Një marrëdhënie e qëndrueshme ndodh atëherë kur jemi më pak të përqendruar për të fituar dhe më tepër të përqendruar për të kuptuar perspektivën e njëri-tjetrit
Për të shmangur konfliktet, kushtojini vëmendje personit tjetër teksa flisni dhe bëni shaka.
1 – Çifti që shmang konfliktet
Ky çift tregohet pak minimalist kur bëhet fjalë për komunikimin. Ata nuk priren të debatojnë dhe kjo funksionon për ta. Janë të gatshëm të shmangin çështje që sjellin argumente dhe prekin njëri-tjetrin, gjë që është në rregull për sa kohë të dy palët ndihen mirë.
Por, nëse kuptoni se ka një problem që ju shqetëson, duhet të flisni. Në të tilla raste, këshillohet që të thoni fjali të ngjashme me “A ke pak kohë? Dëshiroj të flas për diçka”. Një gjë e tillë tingëllon pozitive dhe i lejon partnerit/es që të kuptojë se tema e diskutimit është e rëndësishme.
2 – Çifti i paqëndrueshëm
Ky lloj çifti është i sinqertë për emocionet dhe komunikon hapur. Ata kanë debate të gjalla “hidh e prit” me njëri-tjetrin. Këta partnerë nuk kanë kufij, mirëpo kjo gjë mund të bëhet e ndërlikuar ndonjëherë dhe një prej tyre të përfundojë i mërzitur.
Për të shmangur konfliktet, kushtojini vëmendje personit tjetër teksa flisni dhe bëni shaka. Nëse i kushtoni rëndësi reagimit, do të kuptoni momentin kur debati merr tone serioze.
3 – Çifti në konkurrencë
Ky lloj çifti ka një qasje për të adresuar çështjet e tyre dhe kanë një marrëdhënie përgjithësisht të shëndetshme. Por gjithmonë ka vend për përmirësim dhe qëllimi i vazhdueshëm për “luftën për pushtet” mund të bëhet problematik.
Një marrëdhënie e qëndrueshme ndodh atëherë kur jemi më pak të përqendruar për të fituar dhe më tepër të përqendruar për të kuptuar perspektivën e njëri-tjetrit. Është e rëndësishme që secili partner të dijë ndërveprimet e tij dhe të kuptojë se nuk ka nevojë për konkurrencë. Jo gjithmonë duhet të ketë dikush të drejtë me patjetër.
4 – Çifti armiqësor
Nëse zbuloni se ju dhe partneri juaj po grindeni në një mënyrë armiqësore, fillimisht bindeni veten për të mos përdorur më fraza të tipit “ti kurrë…” dhe “ti gjithmonë…”. Fraza të tilla mund ta turbullojnë thelbin e diskutimit dhe debati të marrë tjetër drejtim.
Këshillohet që të mos mbani gjithnjë pozicionin mbrojtës, por të merrni kohë për të menduar edhe qasjen e personit, çfarë ka dashur të thotë me një fjali të caktuar apo arsyen pse u soll ashtu, shkruan Anabel.
5 – Çifti armiqësor në distancë
Ky lloj çifti nuk kujdeset për të ndryshuar dhe të dy kanë ngecur në një raport toksik. Ata mendojnë se nuk duhet të ndryshojnë ose se nuk dinë të ndryshojnë dhe marrëdhënia e tyre e ka të pamundur të përmirësohet. Kështu krijohet një mjedis, ku asnjë prej palëve nuk bën diçka ndryshe. Ka të ngjarë që të ndihen të sigurt emocionalisht në marrëdhënie, pavarësisht sjelljeve të njëri-tjetrit.
Në të tilla situata, duhet të kuptoni që jo gjithmonë ia vlen të përfshiheni në betejë. Hapi i parë dhe më i rëndësishëm është të duash dhe të marrësh guximin të valëvitësh flamurin e bardhë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Kurrë nuk keni dëgjuar për të, është fantastike: Poza 77 është ajo që duhet ta provoni
Si të lajmë lodrat prej pelushi
Demi: Horoskopi vjetor për 2024
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre