LAJMI I FUNDIT:

Zënkat në makinë

Zënkat në makinë

Bëhet fjalë për një nga skenat më të zakonshme të para dhe të interpretuara në mënyra të ndryshme dhe ironike: ajo e burrit dhe gruas që debatojnë në makinë, ndoshta kur kanë ngatërruar rrugën.

Është ky një nga motivet më të shpeshta të zënkës dhe ku duhet të ndash një hapësirë të ngushtë siç është makina, nuk mund të flasësh duke u parë në sy dhe gjestet janë shumë të kufizuara, transmeton Telegrafi.

Gabimet nuk janë vetëm për këtë gjë por një nga debatet që mund të krijohet është edhe për shpejtësinë. Tjetër janë stres, lodhja, tekat e fëmijëve që ndezin diskutimet dhe shpesh shkaktojnë rënie të vëmendjes. Pasojat?


Një në dhjetë raste ka përfunduar një raport miqësie ose dashurie i rëndësishëm, ndërsa një në pesë është krijuar një debat aq i fortë sa një prej të dyve ka zbritur nga vetura. Mjaftojnë 22 minuta për t’u shfaqur shenjat e para.

Mashkulli është shumë më pak i duruar sesa gruaja. Meshkujt shfryhen tek shokët ose të afërmit ndërsa femrat tek bashkëshorti ose partneri.

Disa psikologë janë shprehur se është pikërisht mungesa e hapësirës, pozicioni i ulëseve dhe pamundësia për t’u larguar që bëjnë diskutimet më tepër të mundshme në një makinë sesa në vende të tjera.

Çfarë të bëjmë për të eliminuar këtë gjë?

Disa këshilla të thjeshta: mos zgjidhni muzikën që do të dëgjoni në makinë para se sa të niseni, evitoni temat e diskutimeve më delikate … dhe ndoshta telefonata të panevojshme! /Telegrafi/