Futbollisti argjentinas e ka qortuar sulmuesin spanjoll pas dështimit të një aksioni ndaj Granadas, ndërsa gazeta Sport ka publikuar fjalët që janë thënë.

Messi thuhet të jetë hidhëruar që Villa e goditi topin në vend se t’ia pasonte atij, dhe mes tjerash i ka thënë: “Ma gjuaj mua në fillim!”, ndërsa pastaj me gjeste ka lënë të kuptohet se ishte i hapur.


Ndërkaq, sulmuesi spanjoll ia ka kthyer: “Nuk të pash, nuk munda ta kontrolloj topin. Më parë, unë isha i lirë dhe ti nuk ma pasove”. /Telegrafi/

telegrafi sport app