LAJMI I FUNDIT:

Zemaj: Përkujdesja ndaj të moshuarve është përgjegjësi morale

Zemaj: Përkujdesja ndaj të moshuarve është përgjegjësi morale

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, ku nga aty tha se përkujdesja ndaj tyre është përgjegjësi morale.

Zemaj me anë të një shkrimi në Facebook, ka thënë se janë shpërndarë materiale këshilluese për të moshuarit.


“Të moshuarit apo mosha e artë, përballen me nevoja të veçanta dhe në këtë shtëpi, ndodhen nën përkujdesjen e plotë sociale dhe shëndetësore, me kushte për pleqëri të mbarë. Mosha e artë është po ashtu kategoria më e ndjeshme e shoqërisë tonë dhe imuniteti i tyre mund të ketë vështirësi për t’u përballur me ndonjë grip, vaksinimi kundër gripit sezonal do ta fillojmë këtu. Detyrimi për përkujdesje ndaj të moshuarve është edhe përgjegjësi morale”, ka shkruar Zemaj. /Telegrafi/