LAJMI I FUNDIT:

Zemaj: Ka raste kur i infektuari ka ikur nga QKUK dhe ka shkuar në festën e familjes

Zemaj: Ka raste kur i infektuari ka ikur nga QKUK dhe ka shkuar në festën e familjes

Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj ka shprehur shqetësimin e tij për dyshimet që kanë njerëzit për ekzistencën e coronavirusit.

Zemaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se për fat të keq ka raste kur persona janë larguar nga Klinika Infektive.


“Kemi paralajmëruar Vushtrrinë se një person ka ikur nga Klinika dhe më pas ka shkuar në festë në familjen e tij të madhe. Normalisht se ka qenë i pritshëm infeksioni ku edhe më pas është rritur numri”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ministri i Shëndetësisë thotë se ka pasur edhe sondazhe ku një pjesë e madhe e njerëzve nuk besojnë se ka coronavirus duke u bazuar në sondazhin e Pyper transmetuar nga Telegrafi.

“Ne për atë kemi insistuar që edhe mediat të jenë në Klinikën Infektive dhe të shohin nga afër trajtimin e pacientëve të prekur nga COVID-19.

Zemaj thotë se nëse do të respektoheshin masat nga qytetarët situata do të ishte më ndryshe.

Zemaj: Unë i kam pritur sulmet, por kurseni mjekët nga lufta politike
Lexo po ashtu Zemaj: Unë i kam pritur sulmet, por kurseni mjekët nga lufta politike

Ministri i Shëndetësisë thotë se megjithatë ka mjaft probleme edhe në sektorin e shëndetësisë ku sipas tij një pjesë e madhe e klinikave kanë ushtrues detyre për një kohë shumë të gjatë që është në kundërshtim me ligjin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Lajme
Moti i keq nxjerr në bregdet grumbuj me mbetje plastike në Durrës, ndotja e mjedisit problem për qytetin turistik

Moti i keq nxjerr në bregdet grumbuj me mbetje plastike në Durrës, ndotja e mjedisit problem për qytetin turistik

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Lajme
“Deri kur?”, Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë

“Deri kur?”, Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë

Lugina
Kalo në kategori