LAJMI I FUNDIT:

​Zemaj: Agjencioni i Konkurrencës dhe Administrata Tatimore i mbikëqyrin çmimet, jo Ministria e Shëndetësisë

​Zemaj: Agjencioni i Konkurrencës dhe Administrata Tatimore i mbikëqyrin çmimet, jo Ministria e Shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përgjegjësinë për kontrollimin e çmimeve për testimet në laboratorët privat të licencuar nga ky dikaster e ka hedhur tek Agjencioni Kosovar i Konkurrencës dhe Administrata Tatimore e Kosovës.

Zemaj tha se si MSH-ja i ka licencuar të gjitha laboratorët privat që i kanë plotësuar kushtet dhe kriteret e kërkuara.


“Ne kemi licencuar më shumë se 120 laboratorë jemi në proces të licencimit edhe të tjerëve dhe ministria e Shëndetësisë dhe Bordi për licencim të gjithë ata që do i plotësojnë kushtet dhe kriteret do të licencohen. Është kompetencë e organeve tjera të cilat i mbikëqyrin qoftë Agjencioni Kosovar i Konkurrencës, qoftë Administrata Tatimore e Kosovës, por ne e bëjmë punën tonë profesionale dhe kemi krijuar mundësi përtej kapaciteteve tona të ketë edhe testime në aspektin e laboratorëve të licencuar privat”, tha Zemaj.

Ai këto komente i bëri pas vizitës në Mjekimin Qendror Intensiv në Qendrën Klinike Universitare.

Zemaj: Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mos bëhen për trajtim në klinikë
Lexo po ashtu Zemaj: Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mos bëhen për trajtim në klinikë

Zemaj ka thënë se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mos bëhen për trajtim në klinikë.

“Ky përkushtim, kjo punë tregon se ne mund të bëjmë ta pamundurën që ta luftojmë pandeminë. Po ashtu të përcjellim mesazhin, atë që po e themi çdo ditë, që të jemi të kujdesshëm dhe të mos bëhemi për trajtim në klinikë dhe ta rëndojnë punën edhe detyrat që i kanë mjekët tanë. Në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar kam kërkuar që ta rrisim kapacitetin e mbështetjes profesionale, duke dërguar edhe asistencë”, ka thënë ministri para mediave.

Ministri i Shëndetësisë po ashtu ka bërë të ditur se deri tani janë licencuar 120 laboratorë për të kryer testimet për COVID-19, dhe se janë në proces të licencimit edhe të disa laboratorëve tjerë. /KP/Telegrafi/