LAJMI I FUNDIT:

Zelensky: Ukraina ka prova që Kina po e furnizon me artileri Rusinë

Zelensky: Ukraina ka prova që Kina po e furnizon me artileri Rusinë

Volodymyr Zelensky thotë se Ukraina ka prova që Kina po furnizon Rusinë me artileri dhe barut.

Presidenti i Ukrainës pretendon gjithashtu se Pekini po ndihmon në prodhimin e disa lloje armësh në territorin rus.

Kjo vjen pasi Ukraina thotë se ka kapur dy shtetas kinezë duke luftuar në lindje të Ukrainës, shkruan skynews.


Ai tha se forcat ukrainase janë përballur me gjashtë ushtarë kinezë dhe dy prej tyre janë marrë rob. Lideri ukrainas shtoi se u ka dhënë urdhër zyrtarëve të kërkojnë një sqarim nga Pekini.

Duke folur për çështje të tjera, Zelensky tha gjithashtu se një marrëveshje shumë e pritur për mineralet me SHBA-në mund të nënshkruhet gjatë një takimi online këtë të enjte.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shtyrë përpara një marrëveshje që do t’i lejonte SHBA-ve të ndajnë fitimet nga burimet natyrore dhe mineralet kritike të Ukrainës. Ai e paraqet këtë si një formë shlyerjeje për ndihmën ushtarake të ofruar nga Uashingtoni për Ukrainën gjatë presidencës së mëparshme të Joe Bidenit.

Zelensky gjithashtu akuzoi të dërguarin e posaçëm amerikan, Steve Witkoff, i cili u takua me Vladimir Putinin në Shën Petersburg javën e kaluar, për “përhapje të narrativave ruse” rreth luftës në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shqiptari në SHBA futet me armë në aeroplan, momenti kur arrestohet dhe i gjendet revolja

Shqiptari në SHBA futet me armë në aeroplan, momenti kur arrestohet dhe i gjendet revolja

Amerika
Mandiq kritikon Malin e Zi për mbështetjen ndaj Kosovës në KiE: Shkelje e marrëveshjes qeveritare

Mandiq kritikon Malin e Zi për mbështetjen ndaj Kosovës në KiE: Shkelje e marrëveshjes qeveritare

Mali i Zi
Zelensky kritikon delegacionin

Zelensky kritikon delegacionin "dekorativ" të Rusisë në bisedimet e Turqisë

Evropa
Kaos në Senatin amerikan gjatë dëshmisë së Robert F. Kennedy Jr

Kaos në Senatin amerikan gjatë dëshmisë së Robert F. Kennedy Jr

Amerika
Trump për mospjesëmarrjen e Putinit në bisedimet e paqes në Turqi: Pse do të shkonte, nëse nuk shkoj unë?

Trump për mospjesëmarrjen e Putinit në bisedimet e paqes në Turqi: Pse do të shkonte, nëse nuk shkoj unë?

Evropa
“Pa ne, të gjithë do të flisnin gjermanisht”, Trump veçon Francën në komentet rreth Luftës së Dytë Botërore

“Pa ne, të gjithë do të flisnin gjermanisht”, Trump veçon Francën në komentet rreth Luftës së Dytë Botërore

Botë
Kalo në kategori