LAJMI I FUNDIT:

Zelensky: Trupat ruse po ndihen të pasigurta

Zelensky: Trupat ruse po ndihen të pasigurta

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin duhet të braktisë komunitetin ndërkombëtar, nëse nuk ka ndonjë interesim në arritje të marrëveshjes për paqe.

“Pavarësisht se liderishpi rus do të kërkojë paqe kjo si pasojë e luftës dhe humbjeve të mëdha, Rusia gjithsesi do të largohet nga arena ndërkombëtare përgjithmonë”, shtoi Zelensky, transmeton Telegrafi.


Ushtria ukrainase pretendon se ka goditur me raketa luftanijen ruse
Lexo po ashtu Ushtria ukrainase pretendon se ka goditur me raketa luftanijen ruse

“Të gjitha këto aktivitete të okupatorëve dëshmojnë se ata kanë një lloj ndjenje të pasigurisë. Pavarësisht se kanë trashëguar sasi të mëdha të armëve dhe pajisjeve ushtarake nga koha e Bashkimit Sovjetik, trupat ruse kanë dyshime për aftësitë e tyre dhe assesi nuk besojnë se mund të na thyejnë ne – ta thyejnë Ukrainën. Do të bëjmë gjithçka që dyshimet e tyre t’i arsyetojmë”, shtoi Zelensky.

Presidenti ukrainas shfrytëzoi rastin ta falënderojë presidentin amerikan Joe Biden për ndihmën e ofruar së fundmi – duke dërguar armë të ndryshme në Ukrainë që kapin vlerën e mbi 800 milionë dollarëve. /Telegrafi/