LAJMI I FUNDIT:

Zelensky thotë se do të fliste me Putinin – por vetëm pa ndërmjetës

Zelensky thotë se do të fliste me Putinin – por vetëm pa ndërmjetës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është gati të flasë drejtpërdrejt me homologun e tij rus, Vladimir Putin, por “vetëm pa asnjë ndërmjetës”, tha ai për kanalin televiziv italian Rai 1.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Zelensky tha se do të fliste me Putinin, “vetëm në aspektin e dialogut dhe jo për aspektin e ultimatumeve”.

Ai tha se “hapi i parë i qartë”, për mbajtjen e bisedimeve do të ishte kur Rusia të tërheqë trupat e saj nga Ukraina.

Zelensky shtoi se sa më shumë raste të “brutalitetit të hapur” nga ruset, si ato në Bucha, Borodyanka apo Mariupol, aq më pak tolerant do të jetë ai ndaj çdo negociate me Rusinë.

Ukraina dhe Rusia nuk kanë zhvilluar bisedime ballë për ballë që nga 29 marsi dhe kryenegociatori i Moskës, Vladimir Medisnky, që atëherë ka thënë se bisedimet e paqes po mbaheshin nga distanca. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori