LAJMI I FUNDIT:

Zelensky do të marrë pjesë në samitin e Ligës Arabe

Zelensky do të marrë pjesë në samitin e Ligës Arabe

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të marrë pjesë sot në samitin e Ligës Arabe në Arabinë Saudite.

Reklama

Ai do të takohet me princin e kurorës saudite në udhëtimin e parë ndonjëherë në këtë vend aziatik.

“Duke filluar vizitën time të parë ndonjëherë në Mbretërinë e Arabisë Saudite për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe dhe lidhjet e Ukrainës me botën arabe. Të burgosurit politikë në Krime dhe territoret e pushtuara përkohësisht, kthimi i popullit tonë, Formula e Paqes, bashkëpunimi energjetik. Mbretëria e Arabisë Saudite luan një rol të rëndësishëm dhe ne jemi të gatshëm ta dërgojmë bashkëpunimin tonë në një nivel të ri”, ka shkruar lideri ukrainas në Twitter.

Theksojmë se udhëheqësi ukrainas do të paraqitet personalisht edhe në samitin e G7, i cili këtë vit po mbahet në Hiroshima të Japonisë.

Zelensky në samitin e G7 në Japoni
Lexo po ashtu Zelensky në samitin e G7 në Japoni

Agjencia e lajmeve, Reuters thotë se ai do të fluturojë me një aeroplan të qeverisë franceze për në Japoni pas një ndalese në Jeddah.

Ai kohët e fundit ka pasur shumë udhëtime jashtë vendit ndërsa po vazhdon lufta, duke përfshirë turneun e javës së kaluar në vendet e Evropës.

Ndryshe, shtatë shtetet më të industrializuara të botës, të cilët njihen edhe si G7, pritet që t’i vendosin sanksione të reja shtetit rus pas pushtimit të Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Momenti kur Ukraina bombardoi selinë e flotës ruse në Krime - publikohen pamjet në internet

Momenti kur Ukraina bombardoi selinë e flotës ruse në Krime - publikohen pamjet në internet

Evropa
Demokratët mund të heqin dorë nga Biden për Michelle Obaman në vitin 2024

Demokratët mund të heqin dorë nga Biden për Michelle Obaman në vitin 2024

Amerika
Britania e Madhe ka zhvilluar bisedime sekrete me Rusinë

Britania e Madhe ka zhvilluar bisedime sekrete me Rusinë

Evropa

"Mirënjohës ndaj ushtarëve ukrainas", rusët që nuk duan të luftojnë, gëzohen kur arrestohen të gjallë nga Ukraina

Evropa
Kryeministri i Polonisë i drejtohet Zelenskyt: Kurrë më mos e ofendo popullin polak

Kryeministri i Polonisë i drejtohet Zelenskyt: Kurrë më mos e ofendo popullin polak

Evropa
Inteligjenca britanike: Tre komandantë të njëpasnjëshëm rus, kanë dhënë dorëheqje ose janë vrarë që nga viti 2022

Inteligjenca britanike: Tre komandantë të njëpasnjëshëm rus, kanë dhënë dorëheqje ose janë vrarë që nga viti 2022

Evropa
Kalo në kategori