LAJMI I FUNDIT:

Zelensky sërish thirrje për më shumë armë: Sistemet Patriot kryejnë punë – nuk janë dizajnuar të mbulohen nga pluhuri nëpër depo

Zelensky sërish thirrje për më shumë armë: Sistemet Patriot kryejnë punë – nuk janë dizajnuar të mbulohen nga pluhuri nëpër depo

Volodymyr Zelenskyy u ka bërë thirrje edhe një herë aleatëve për më shumë armë të mbrojtjes ajrore, ndërsa Rusia vazhdon të nisë sulmet ajrore në rajonet lindore të vendit.

Ai bëri të ditur se Rusia lansoi 130 raketa, më shumë se 320 sulme me dronë dhe 900 bomba tjera të navigueshme me GPS, transmeton Telegrafi.


“Kërkojmë më shumë mbrojtje, një numër real të sistemeve të mbrojtjes kundërajrore që partnerët tanë i posedojnë”, tha presidenti ukrainas në X.

“Patriotët dhe sistemet e tjera duhet të kryejnë punë dhe janë dizajnuar për mbrojtje të jetës së njeriut, jo të mbulohet nga pluhuri diku nëpër depo”, shtoi Zelensky.

Kryediplomati i BE-së dëshiron të përdorë 90 për qind të të ardhurave nga asetet ruse, për të blerë armë për Ukrainën
Lexo po ashtu Kryediplomati i BE-së dëshiron të përdorë 90 për qind të të ardhurave nga asetet ruse, për të blerë armë për Ukrainën

Ndihma e jashtme ushtarake është pakësuar derisa lufta po vazhdon, ku një paketë e madhe ushtarake po mbahet “peng” në Washington, për muaj të tërë nga Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve që po e kushtëzojnë miratimin e kësaj pako.

E kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, tha se vendi i tij shpreson të ketë municion të mjaftueshme për të parandaluar sulmet e trupaver ruse deri në prill.

Këto komente vijën në kohën kur ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se forcat e saj kanë marrë nën kontroll fshatin Orlivka në rajonin e Donetskut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori