LAJMI I FUNDIT:

Zelensky: Forcat ukrainase kanë rimarrë nën kontroll më shumë se 6,000 kilometra katrorë territor

Zelensky: Forcat ukrainase kanë rimarrë nën kontroll më shumë se 6,000 kilometra katrorë territor

Forcat ukrainase kanë kapur edhe më shumë territor nga Rusia ndërsa vazhdojnë kundërofensivën e tyre, ka thënë presidenti i vendit.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Volodymyr Zelensky tha se trupat tani kanë rimarrë më shumë se 6,000 kilometra katrorë nga kontrolli rus në shtator, në lindje dhe në jug.


BBC nuk ka arritur ta verifikojë këtë shifër.

Rusia ka pranuar humbjen e qyteteve kryesore në rajonin verilindor të Kharkiv, në atë që shihet nga disa ekspertë ushtarakë si një përparim i mundshëm në luftë.

Moska e përshkruan tërheqjen e trupave të saj nga rajoni ditëve të fundit një “rigrupim” me synimin për t’u fokusuar në rajonet Luhansk dhe Donetsk në lindje të Ukrainës.

Ky pretendim është pritur me tallje edhe në Rusi me shumë përdorues të medieve sociale atje që e kanë përshkruar tërheqjen e deklaruar si “të turpshme”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkaku i mbështetjes së Rezolutës për Srebrenicën, partia pro-serbe tani po e shantazhon qeverinë malazeze

Shkaku i mbështetjes së Rezolutës për Srebrenicën, partia pro-serbe tani po e shantazhon qeverinë malazeze

Mali i Zi
Pse Orban po kërkon të ndryshohet statusi i Hungarisë në NATO

Pse Orban po kërkon të ndryshohet statusi i Hungarisë në NATO

Evropa
Veshi një kostum special dhe lejoi anakondan ta gëlltiste - gjërat shumë shpejt u përkeqësuan

Veshi një kostum special dhe lejoi anakondan ta gëlltiste - gjërat shumë shpejt u përkeqësuan

Amerika Latine
“Pse nuk ke para”, babai gjunjëzohet para së bijës se nuk i blen dot një iPhone

“Pse nuk ke para”, babai gjunjëzohet para së bijës se nuk i blen dot një iPhone

Azia
Të paktën dy të vrarë dhe të tjerë të zhdukur pas një sulmi rus në Kharkiv

Të paktën dy të vrarë dhe të tjerë të zhdukur pas një sulmi rus në Kharkiv

Evropa

"Ata vranë burrin tim", alarmon eurodeputetja italiane pasi burri i saj gjendet i vdekur

Botë
Kalo në kategori